Serwer nuk e përjashton mundësinë që Kurti mund të shpallet non-grata nga ShBA-ja

Profesori amerikan, Daniel Serwer ka folur rreth vizitës së emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak në Uashington, atje ku ishte thirrur për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës.

Serwer ka thënë se thënë se ky udhëtim është më së shumti rreth koordinimit, dhe sipas tij dallimi mes BE-së dhe Amerikës është Ballkani i Hapur.

“Unë mendoj se ky udhëtim është më së shumti rreth koordinimit. E vetmja temë ku unë vërej dallime është Ballkani i Hapur. SHBA e përkrah, BE e kundërshton.” – ka deklaruar Serwer në një intervistë për Gazetën Express.

Në këtë intervistë profesori amerikan është pyetur edhe për raportimet se ShBA-ja mund ta ndëshkojë Kosovën dhe kryeministrin Albin Kurti.

Serwer ka thënë se nuk e di nëse fjala “ndëshkim” është e duhura, por thotë se është e qartë se SHBA-ja dhe BE-ja janë të përgatitura për t’i bërë presion Kosovës për de-eskalim.

Ai gjithashtu ka folur edhe për raportimet që kryeministri Kurti të shpallet non-grata nga SHBA-ja në rast se refuzimi për de-eskalim do të jetë i skajshëm, duke deklaruar se nuk është përjashtuar si mundësi, raporton Express.

Ai thotë se kjo është një ide e tmerrshme që do ta bëjë kryeministrin Kurti edhe më të pabindur, por potencon se nuk e përjashton, meqë thotë se Kurti ka pasur probleme që të pajiset me vizë amerikane si opozitar.

“Është një ide e tmerrshme që do ta bëjë atë edhe më të pabindur, por nuk do ta përjashtoja. Kishte vështirësi për të marrë vizë për vite me radhë kur ishte në opozitë.” – ka deklaruar Serwer.

Serwer ka thënë gjithashtu se edhe urdhri ekzekutiv i presidentit amerikan, Joe Biden për Ballakinin Perëndimore mund të ketë lidhje me situatën në veri të Kosovës, por aj gjithashtu ka potencuar se për ketë duhet një përgjigje e Qeverisë së Amerikane.