Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK, Ganimete Musliu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për mënyrën sesi i është qasur Veriut të Kosovës.
Një nga vërejtjet e Musliut, në emisionin DPT te Fidani të T7, ka qenë edhe leximi i emrave të kriminelëve serbë në Kuvendin e Kosovës nga kryeministri Albin Kurti, ka qenë gabim.
Kjo pasi sipas deputetes opozitare, Kurti iu ka treguar kriminelëve që iu kam nën vëzhgim.
“Nuk është detyrë e kryeministrit që të vijë të lexojë emrat e kriminelëve, as t’i arrestojë, as të krijojë drama e kriza. Unë mendoj që të dhënat të cilat kryeministri i ka bë publike me të duhet të merret policia dhe prokuroria. Kryeministri e ka dëmtu procesin, sepse me këtë iu ka bë me dije që iu kemi nën vëzhgim”, ka thënë Musliu.
Më tutje, ajo ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shkakton kriza për të mbuluar keqqeverisjen.
Por ajo thotë se kjo krizë nuk po bëhet vetëm nga Kurti, por edhe nga presidenti serb, Aleksandër Vuçiq.
“Nuk po bëhet kriza vetëm nga Kurti, por edhe nga Vuçiqi. Të dytë për ta fshehur paaftësinë pëe të qeverisur”, ka deklaruar ajo.
Pos akuzave ndaj Kurtit, Musliu ka kritikuar edhe ministrin e brendshëm, Xhelal Sveçlës.
Sipas Musliut, Sveçla është duke iu shkaktuar stres policëve.
“Ai ka pozitë politike, nuk është shef i Policisë dhe nuk e njeh atë fushë”, ka thënë Musliu. /Gazeta Express