Një rast i paprecedente ka ndodhur në mëngjesin e djeshëm në Mitrovicë të Jugut, në të cilën janë përfshirë tre pjesëtarë të EULEX-it.
Burime të IndeksOnline, bëjnë me dije se një ditë më parë, tre policë të EULEX-it me rroba civile kanë shkuar nga veriu në jug dhe kanë valëvitur një flamur të Serbisë.
Sipas këtyre burimeve, ata janë ndaluar nga Policia e Kosovës, mirëpo për shkak të imunitetit janë dorëzuar në EULEX.
Fillimisht është menduar se pjesëtaret e EULEX-it kanë qenë të nacionalitetit serb, dhe se të njëjtit kishin qenë nën ndikim të alkoolit.
Flamurin e Serbisë, atyre dyshohet se ua ka dhënë një pjesëtar i komunitetit serb, në një lokal.
Rasti ka ndodhur të Ura e Ibrit në Mitrovicë. Për këtë rast kanë raportuar edhe mediet polake./IndeksOnline/