Hoti paralajmëron ‘’ditë të zeza’’ për Kosovën

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar ‘’ditë të zeza’’ për Kosovën.
Ai ka thënë se Kosova do të pësojë kolaps ekonomik.

Hoti në një postim në Facebook ka thënë se kolapsin demografik Kosova e ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në dy vitet e fundit.

“Shifrat flasin vetë. Kosova do të pësojë kolaps ekonomik me këtë qeverisje. Kolapsin demografik Kosova ka filluar ta ndjejë me emigrimin masiv në dy vitet e fundit”, ka shkruar Hoti.

Ai po ashtu ka bashkangjitur raportin nga Agjencia e Statistikave bazuar në raportin për llogaritë qeveritare 2015-2022.