Analisti Halil Matoshi është tallur me kryeministrin Albin Kurti, i cili sot ka shprehur dyshime se kandidati për kryetar të Leposaviqit, Aleksandër Jabllanoviq, ishte larguar nga gara pasi kishte marrë para të majme për një veprim të tillë.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se kryeministri po flet me ‘tahmin’.
Sipas tij, Kurti ka filluar t`i besojë propagandës së partisë së tij.
“Albin Tahmini! Kryeministri ka nisë me i besu rrenat e kuzhinës së tij, që prodhon propagandë ma shumë se bukë!? Kjo âsht e rrezikshme dhe e damshme për kredibilitetin e shtetit. Me menu turmat si Kryeministri, munet me psu nji individ a dy, e kur Kryeministri menon si turmat, mos vet, pason shteti dhe krejt shoqnia! P.S. Nuk ka Kryeministër të nji shteti normal demokratik, që flet në publik me tahmin, “kam dëgju”, “më kanë thânë” etj.”, ka shkruar Matoshi.