Analisti serb, Dushan Janjic, tha në një intervistë për Euronews Albania se situata në veri të Kosovës mund të sjellë një konflikt rajonal.
Ai iu referua mesazhit të emisarëve të BE-së dhe ShBA-së, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, nga Uashingtoni për rrezikun që bart situata në veri, teksa theksoi se njerëzit e zakonshëm janë kundër këtij konflikti.
Janjic foli edhe lidhur me tre policët e Kosovës të kidnapuar në veri, të cilët sipas tij, nëse bëhet një hetim i plotë për të sqaruar gjërat mund të lirohen për tri ose katër ditë.
“Është një çështje që mund të zgjidhet lehtë, por jo brenda natës. Për mendimin tim vizita e ambasadorit të Kosovës në Beograd tek tre policët në burg ishte diçka. Në të njëjtën kohë, familjarët e policëve kanë krijuar një grup të mirë avokatësh. Duhet një hetim për të sqaruar gjërat dhe çështja ndoshta mund të zgjidhet për 3-4 ditë”, tha ai.