Dje gjatë ditës kafiteria në Mitrovicë “Friends House”, ka organizuar një iniciativë, për çdo shitje të kafes gjysma e fitimit do të shkonte për shërimin e minatorit Petrit Bajrami, shkruan Veriu info.
Në fund të orarit kjo kafiteri ka njoftuar se janë mbledhur 800 euro.
Postimi i plotë:
Faleminderit secilit që me zemër keni kontribuar për ta përkrahur minatorin Petrit Bajrami. 800€ nga klientat e shoqëria jonë janë shumë simbolike, por me zemër e vullnet t’mirë.
Dashte Zoti e bohën këto të holla modeste shkaku i shërimit të Petritit tonë! 🤲🏻