Për problemin mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe në shpresat e Beogradit në marrëveshjen finale ka folur politikani liberal serb, Cedomir Jovanovic.
Jovanoviq njihet si politikan me qasje pro përendimore. Madje në Serbi cilësohet si një nga të rrallët e kësaj natyre.
Jovanovic thotë se Serbia s’mund ta humbë dy herë të njëjtën gjë.
Ai thotë se duhet të paguash çmim kur tejkalon atë se çka është realitet dhe nevojë.
“Ne s’mund të humbim një gjë për së dyti herë. Kam frikë se zgjuarja e fundit nga ëndrra për Serbinë e Madhe do të jetë e dhimbshme për shumëkë, por normalisht duhet të paguash çmim kur tejkalon realitetin”, thotë ai.
Jovanovic tutje thotë se nuk ka asnjë rezolutë që mund ta rikthejë Kosovën.
“Ne po ndihemi si një shtet që s’dijmë as çka veprojmë me veten tonë, lere më të dijmë çka të bëjmë me një milion e gjysmë shqiptarë që 20 vite e kanë krijuar Kosovën e pavarur”, thotë ai.
Siç shprehet ai, presidenti serb, Aleksander Vucic është i vetëm në zgjedhjen e problemit me Kosovën.
Sipas tij, askush nuk mund ta ndihmojë Vucicin në këtë aspekt.
Arsyeja për këtë sipas tij është se marrëveshja finale nuk është vetëm një akt i kurajos.
“Vuçiq është vetëm në zgjedhjen e çështjes së Kosovë, dhe askush nuk mund ta ndihmojë atë sepse zgjidhja e këtij problemi nuk kërkon vetëm kurajo dhe pragmatizëm politik. Këtu ka gjëra shumë më të mëdha, dhe mendoj që ai është në dijeni për këtë”, ka thënë Jovanoviq.