Petkoviq pretendon se serbët e arrestuar në Kosovë u rrahën: Policëve që i arrestuam u japim ëmbëlësira

Drejtori i të ashtuquajturës zyrë e Serbisë për Kosovën, Petar Petkoviq, ka pretenduar se serbët e arrestuar nga Policia e Kosovës janë keqtrajtua rdhe janë rrahuar.

Këto pretendime, ai i bëri në një konferencë për media.

“Zyrtari Paviceviq vizitoi serbët e arrestuar të cilët po mbahen në paraburgim në Podujevë dhe Gjilan…Ai na tha ne se ajo që të gjithë serbët e arrestuar e kanë të përbashkët, është se të gjithë u keqtrajtuan dhe u rrahën nga policia e Kosovës, sidomos kur u arrestuan dhe u dërguan në qendrat e mbajtjes.” – tha ai.

Tutje ai ka pretenduar se disa prej tyre kanë lëndime serioze, si Obrenoviq dhe Milenkoviq.

“Edhe pse ka kaluar kohë prej arrestimit të tyre, lëndimet mund të shihen ende. Paviceviq na tha se Milenkoviq ka pasuar penjë në kokën e tij, shenja nën sy, dhe shenja të tjera që shihen nga e rrahura…” – tha ai.

Petkoviq tha se policët e Kosovës që janë në mbajtje kanë kushte “të shkëlqyeshme” dhe secili ka dhomën e tyre, duke pretenduar se kanë “ushqim, ujë, fruta, ëmbëlësira”, siç raporton Kosovo-Online.

“Ky është tajtimi i policëve të cilët u arrestuan pasi hynë në territorin e Serbisë të armatosur deri në dhëmbë.” – tha ai, erisa pretendoi se Kurti dhe Gërvalla gënjyen në konferencën e tyre për media.