Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirslav Lajçak, ka deklaruar se beson që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk ka interes që të ketë më shumë dhunë në veri të Kosovës.
Në një intervistë me Ilva Tare e cila e ka pyetur se çfarë nëse Kurti nuk i ndryshon qëndrimet e tij , ai ka thënë se eskalimi i situatës nuk i shërben askujt.
“Nuk mendoj se eskalimi dhe rreziku i dhunës së mëtejshme, apo edhe të ketë vrasja të njerëzve janë në interesin e Kurtit”.
“Besoj që ai është një demokrat dhe beson në rend dhe ligj. Unë besoj në dialog, dhe në rrugën para për të cilën palët bien dakord”, ka thënë Lajçak.