Goditja e këngëtares me origjinë shqiptare Bebe Rexha me një celular në fytyrë gjatë koncertit të saj në Nju Jork bëri xhiron e rrjetit. Gazetarja Kozeta Turishta, në një lidhje Skype nga SHBAme “Rudina në Tv Klan shprehet se autori është identifikuar dhe ndodhet në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë.
Kozeta Turishta: Është identifikuar. Është një shtetas nga shteti i Nju Xhersit. Është një djalë 27-vjeçar. Thuhet që është me profesion menaxher koncertesh, por kurrsesi nuk mund të themi që ai mund të mos ketë probleme të shëndetit mendor sepse pas Covid-it njerëzit i ka lënë me pasoja të mëdha dhe janë bërë shumë agresivë.
Ke frikë të dalësh se është me të vërtetë situatë e pakëndshme. Është një djalë 27-vjeçar që është identifikuar nga policia e Nju Jorkut, është në paraburgim. Pritet për masë, derisa nuk e di për ndonjë gjobë ose deri në 6 muaj flitet. Do ishte shumë pak 6 muaj por gjithsesi është në priitje të masës së sigurisë së tij./tvklan.al