Policia e Kosovës, njësiti i Komunikacionit rrugor gjatë matjes me radar laserik, ka identifikuar një kundërvajtës duke drejtuar automjetin e tij, ku ka tejkaluar shpejtësinë në zonën e limituar (vendbanim) sipas shenjës së trafiku ku shpejtësia ishte e lejuar 50 Km/h gjersa ka tejkaluar në 126 km/h.
Me këto veprim ai ka rrezikuar pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion dhe ka rënë ndesh me rregullat e komunikacionit rrugor, vlerëson policia.
“Njësiti rajonal i komunikacionit rrugor Gjilan ndaj kundërvajtësit ka shqiptuar gjobë në vlerë prej treqind euro (300) euro, dhe masën mbrojtëse në afat prej tre (3) muaj”, thuhet në njoftim.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon mediat dhe qytetarët që për të gjitha kundërvajtjet mund të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, E-mail: info@kosovopolice.com dhe numrat kundestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”, apelon policia.