Një nga familjarët e tre të vdekurëve në tragjedinë e së shtunës në rrugën Shkup-Bllacë ka rrëfyer se çfarë ka biseduar me Shkëlqim Pacollin, nipin e tij 21 vjeçar që i ka shpëtuar tragjedisë.
Xhavit Visoka, daja i Shkëlqimit, në një bisedë Frontal në T7 ka thënë se nipi i tij është në gjendje të rëndë psiqike dhe se spo mund ta përballoj atë që ka ndodhur.
“Më falni tha që i mbyta prindët. Më fal tha dajë që ta mbyta motrën”, tregoi Xhavit Visoka në Frontal në T7, të cilit lotët ia ndërprenë fjalët herë pas here.
Ai tha se nipi i tij “nuk dinte me më tregu çka ka ndodh ”.
“S’kam dashtë me dalë jashtë, tha, po qysh kam dalë s’e di”, tregoi daja i 21-vjeçarit dhe tregoi se ka qëndruar i kapur për një pemë.
“Mirë është fizikisht. Por mentalisht është keq. I duhet kohë që ta kalojë këtë”, tha ai, duke folur për gjendjen shëndetësore të nipit.
Xhavit Visoka tha se rrugës për në Maqedoni ka biseduar me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.
“Gjatë rrugës e kam kontaktuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Veç i thashë po du me ditë a janë gjallë”.
Për vdekjen e prindërve dhe vëllait, ai tha se i kanë treguar nipit sot në mëngjes.
“I kam thanë që në spital janë familjarët tjerë… Sot në mëngjes, dalë ngadalë duke ia shpjegu… Në momentin që i kam tregu që kanë ndërru jetë, ka qenë në shok”, tha ai. Në tragjedinë e së shtunës humbën jetën Merita Pacolli së bashku me burrin e saj Naim Pacollin dhe djalin e tyre 16 vjeç, pasi ranë me veturë në lumin Lepenc në rrugën Shkup-Bllacë, ndërsa Shkëlqimi i ka shpëtuar tragjedisë./T7