Kush është grupi “Kobra” në Serbi, Meçollari: Janë në total 100 trupa dhe këto janë sekretet

Ish-zëvendëskomandanti i Flotës Detare Artur Meçollari tha në emisionin Review në Euronews Albania se KFOR e ka të qartë se çfarë ka ndodhur me tre policët e Kosovës në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë.

Meçollari tregoi se tre policët janë arrestuar nga grupi i ashtuquajtur Kobra i Serbisë, që nuk janë më shumë se 100 trupa dhe veprojnë vetëm me urdhër të komandantit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura.

“Jam i bindur që KFOR ka vajtur në Beograd ka bërë hetimet e nevojshme, sepse kuptohet se forcat Kobra që i kanë rrëmbyer janë marrë në hetim, janë marrë në pyetje, por duket se ka një heshtje që mos të agravohet situata politike. Forcat 100 Kobra janë 100 në gjithë Serbinë, jo më shumë. Ato ja në vendosur në policinë ushtarake, por nga pikëpamja operacionale varen nga Shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe. Ata janë lëvizur nga Beogradi, ku qëndrojnë, me një urdhër të posaçëm dhe kanë hyrë 5 km larg territorit të Kosovës. Marrëveshja e Kumanovës nuk i lejon forcat ushtarake serbe t’i afrohen 5 km kufirit. Jemi në një situatë delikate; situata politike e bën më shumë evazive pasi palët s’po deklarohen saktësisht çfarë ka ndodhur”, tha Meçollari.