Boksieri Robin Krasniqi do të përballet me kundërshtarin Nadjib Mohammedi në meçin e madh në Prishtinë.
Krasniqi do të jetë i shoqëruar nga kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ku do të mbajnë një konferencë nesër nga ora 14:00, raporton Klankosova.tv.
Në këtë konferencë do të shpalosen detajet për meçin e madh të boksit.
Krasniqi do të përballet me Mohammedin më 5 gusht në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë. /Klankosova.tv.