Pacolli thotë se tre shqiptarë nga Kosova vdiqën pasi ranë me veturë në lumin Lepenc

Kryetari i Aleancës Kosova e Re Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi një veturë me katër kosovarë ra në lumin Lepenc.

Sipas, Pacollit tre nga ta vdiqën.

“E përjetoi me dhimbje tragjedinë e familjes Pacolli, këtë mbrëmje në Maqedoni ku Naim, Merita dhe Ermal Pacolli, humben jetë. Zoti i mëshiroftë të ndjeret e Shkëlqimit i uroi shërim të shpejtë. Lutem për këtë familje!”, tha Pacolli.

Gjatë së shtunës, Klankosova.tv ka raportuar lidhur me rastin.