Osmani takohet me kancelarin Scholz, diskutojnë për situatën në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në Berlin të Gjermanisë ku ka qenë prezentë në hapje të Lojërave Botërore të Olimpiadës Speciale.

Në margjinat e kësaj, Osmani është takuar me kancelarin gjerman Olaf Scholz me të cilin kanë diskutuar për situatën aktuale në Kosovë, dhe hapat e mëtutjeshëm.

“Në Berlin, në margjinat e SOËG Berlin2023, pata rastin të kem një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shpreha vlerësimin për Gjermaninë, mbështetjen dhe qëndrimin e qartë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë”, ka thënë Osmani.

Rasti me tre policët e Kosovës po ndodh në kohën e rritjes së tensioneve në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.