Këngëtari i njohur, Butrint Imeri, gjatë kësaj kohe është mjaft i angazhuar me koncerte. Artisti shqiptar së fundmi ka dhënë një performancë në Itali, ku natyrisht edhe kësaj radhe vodhi vëmendjen e publikut.
Atij i është bërë një shkrim nga një prej fansave: “O Butrint a të jep nëna në katun?”.
Ai ka ndarë këtë në rrjete sociale ku shfaqet duke buzëqeshur me pankartën në duar.
Kjo nuk është e vetmja gjë që i ka ndodhur këngëtarit nëpër koncerte, pasi shpesh ka pasur raste të ndryshme. Ai vazhdon të jetë një nga emrat më të pëlqyer e më të kërkuar në estradë.
I njëjti këtë periudhë nuk ka munguar as me projekte të reja muzikore.