Ndaj gazetarit të cilit u sulmua brutalisht në Leposaviq, Pleurat Salihu, dy pjesëtarë të Listës Serbe, Zoran Todiq dhe Slavko Simiq, kanë lajmëruar se do të ngrejnë padi për “shpifje” në lidhje me një postim të atij të parit në Facebook, ku Salihu shkruan se ishte Sllavko Simiq ai i cili urdhëroi sulmin ndaj gazetarëve.
Lista Serbe e dënoi sulmin ndaj gazetarëve, por ka njoftuar se do të ngrejë padi ndaj njërit prej tyre por edhe ndaj ministrit të administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi.
“Përfaqësuesit e komunës së Leposaviqit në emër të Listës Serbe dënojnë qartë dhe pa mëdyshje çdo sulm ndaj gazetarëve dhe theksuan se një trajtim i tillë është i papranueshëm dhe se ata gjithmonë dhe në çdo rast janë udhëhequr ekskluzivisht nga parimet e tilla”, shkori LS në Facebook, por njoftoi se gazetarin Salihu do ta padisë për postimin e tij.
Një ditë më parë Salihu shkroi kështu: “Ky është Sllavko Simiç, (me kapele të zezë) i cili iu dha urdhër grupeve kriminale serbe, dje kur u sulmuanë gazetarët e kameramanët në Leposaviq, ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës. Kërkoj falje ndaj Dalibor Jevtiqit, që ia kam ngatërruar emrin, po ashtu edhe Policisë së Kosovës nëse i kam vënë në lajthitje. Pa dashje kam gabuar, ndoshta presioni e ka bë të vetën. Më falni qytetarë”.
Lista Serbe tha se pohimet e gazetarit janë “pa asnjë bazë, dëshmi e as justifikim në lidhje me sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq më 16 qershor”.
Po ashtu LS njoftoi se do ngrejnë padi edhe ndaj ministrit Krasniqi, për të cilin thotë se i ka etiketuar si “liderë të grupeve kriminale”.