Gazetari Boban Bogdanoviq që njihet për kritikat e ashpra ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq ka bërë një postim në të cilin ka spekuluar mbështetur në deklaratat e sotme të Vuçiqit.
Vuçiq paralajmëroi se për Vidovdan “serbët do të merrnin hapa aktivë”, por u tregua i paqartë se për çka saktësisht e kishte fjalën.
Boban Bogdanoviq megjithatë ka spekuluar se këtu mund të ketë diçka edhe më të madhe.
“Ndoshta si Sllobodan Millosheviqi, Aleksandër Vuçiqi që të gjithë kleronacionalistët për Vidovdan më 28 qershor të bashkohen në mbrojtje të influencës ruse në Ballkanin Perëndimor, të bllokojnë rrugën evropiane të Serbisë dhe të përgatiten për eskalimin e konfliktit të armatosur në Kosovë.”
Ai shkruan se “kohë të errëta janë para nesh.”
Statusi i plotë: