Kjo dietë e mrekullueshme, është më e dobishmja për shpirtin dhe trupin !Kjo dietë e mrekullueshme, është më e dobishmja për shpirtin dhe trupin,Ushqimi që ne hamë mund të jetë i domosdoshëm, i mjaftueshëm ose i tepërt. Pejgamberi alejhi selam ka mësuar se birit të Ademit i mjaftojnë disa kafshata për ta mbajtur gjallë, që të mos dobësohet dhe të mos humbasë fuqinë.
Nëse patjetër i duhet të kalojë këtë masë, le të hajë aq sa t’i mbushet një e treta e barkut; një të tretën tjetër ta lërë për pijen dhe një të tretën për frymëmarrjen. Kjo dietë e mrekullueshme është më e dobishmja për shpirtin dhe trupin.Nëse barku mbushet plot, në të nuk mbetet vend për pijen. Nëse futet edhe pija, ai ngushton frymëmarrjen, aq sa njeriu lodhet dhe gulçon nga pesha e ushqimit, ashtu sikurse gulçon ai që mbart pesha të rënda.
Por, përveç kësaj, ai dëmton edhe zemrën e tij (shpirtin), gjymtyrët i dembelosen, prandaj nuk dëshirojnë të bëjnë adhurime dhe t’i binden Zotit. Me një dietë të rënduar dhe të tepruar, ai është i prirur drejt epsheve të forta.