Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka publikuar një video ku dëgjohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për aleancën me Amerikën.
Në këtë video Kurti dëgjohet duke thënë se aleanca me Amerikën është e cekët dhe e ngushtë, gjithashtu ai thotë se aleanca me Amerikën nuk është aleancë për të ardhmen.
Hoti ka thënë se ja pse po prishën raportet me Amerikën.
Ai tutje ka shkruar se kjo nuk është e rastësishme, por është pjesë e programit të Kurtit.
“Ja pse po prishen raportet me Amerikën. Nuk është e rastësishme. Është pjesë e programit të tij…!” – ka shkruar Hoti.
Pasi Kurti i kishte thënë ato fjalë, kishte bërë koalicion me LDK’në dhe pikëtisht Hoti ishte zëvëndës i tij në qeverinë e parë.