Ish opinionistja e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Albania”, Zhaklinë Lekatari, vazhdon të komentohet lidhur me deklaratat e saj. Ajo shpesh ka bërë deklaratat rreth burrave dhe karakteret e tyre.
E nisur nga një studim ku thuhet se gratë pa një burrë në jetën e tyre janë më të lumtura, ishte pikërisht Zhaklina e ftuar për të diskutuar tek “Shqipëria Live”, ku të pranishme në panel ishin gra dhe vajza nga fusha të ndryshme.
Ajo tha se mund të jesh e lumtur edhe vetëm pa një mashkull në jetën tënde.
Gjithashtu ajo tha se njerëzit janë të ndryshëm disa duan të krijojnë familje disa nuk duan është zgjedhje.
Gjatë bisedës gazetari i ka drejtuar një pyetje duke i thënë se të gjithë pasurinë që do fitosh kujt do t’ia lësh trashëgimi nëse nuk ke një familje.
Dhe Zhaklina i është përgjigjur se do t’ja lë maceve të saj ose do të bëjë një vepër bamirësie duke i dhuruar për fëmijët jetim.