Në rrjetet sociale sot u bë virale një video që shfaqte kryetarin e Kukësit, Safet Gjicin, duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë.
Prapaskena mëson se vajza që është parë duke bërë seks me Safet Gjicin në zyrën e këtij të fundit është Alma K. me origjinë nga Berati.
Burimet bëjnë me dije se ajo as nuk ka punuar në Bashkinë e Kukësit dhe as nuk ishte e dashura e Gjicit, por ka shkuar për zbatimin e një plani për të futur në kurth ish-kryebashkiakun.
Mësohet se SPAK po merr në pyetje të renë, e cila zotëron një biznes konsulence për kompani të treta në Tiranë.
Ndaj kryebashkiakut të Kukësit ka nisur aktualisht çështja për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, vepër penale e cila parashikohet nga neni 248 i Kodit Penal dhe dënohet me burgim deri në 7 vite.
Pritet që SPAK të shoqërojë kryebashkiakun Safet Gjici, i cili tashmë është shkarkuar, për ta marrë në pyetje.
Ndërkohë SPAK është duke analizuar situatën dhe ka shumë gjasa që ndaj tij të vendoset masa e sigurisë “arrest me burg”.