Fletat, dokumentat e fjalitë po ia ngjyrojnë “sikurse semafor” u ankua kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke folur nga Forumi i Prespës.
Fjalën e kishte për Miroslav Lajçakun.
“Ju kanë qitur ngjyra përmbi dokumenteve sikur semaforat; disa paragrafe me ngjyra të kuqe, se s’bëjnë – disa me të verdha, që mund të punojmë mbi to – disa paragrafe dhe fjali me të gjelbra që janë mirë”, tha ai në panel, kështu duke e krijuar një përfytyrim të punës së një studenti në fillimet e tij duke folur për ndërmjetësin sllovak. “Por ama kjo s’është mënyra për të ecur para”, shpreh Kurti.
Kryeministri i Kosovës, e përmendi edhe në emër Lajçakun.
“Nuk është poenta të shumohen draft-teskte të ndryshme, por të pajtohemi për parimet e mëpastaj të vazhdojmë me tekstin. Mund të provojmë tekste të ndryshme dhe në fund t’ia gjejmë vlerën e mesme numerike siç bënë Lajçaku zakonisht”.