Arkeologët gjermanë janë të emocionuar që kanë gjetur një shpatë të epokës së bronzit më shumë se 3000 vjeçare e cila është ruajtur jashtëzakonisht mirë.
Shpata prej bronzi me një dorezë tetëkëndëshe u gjet në një varr në qytetin jugor të Nördlingen. Mendohet se është nga fundi i shekullit të 14-të para Krishtit.
Gjendja e saj është aq e mirë sa që “pothuajse ende shkëlqen”, thotë Zyra Shtetërore e Bavarisë për Mbrojtjen e Monumenteve.
Varri përmban eshtrat e një burri, gruaje dhe djali dhe sende të tjera prej bronzi. Arkeologët mendojnë se shpata e Nördlingen nuk duket se është përdorur në luftim, por besohet se ka qenë një armë e vërtetë, jo vetëm zbukuruese.