Daut Haradinaj nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se kryeministri, Albin Kurti këshillohet nga 2-3 persona që janë të dyshimtë që janë agjendë të shërbimeve armiqësore të Kosovës.
Haradinaj për Gazetën Blic ka thënë se kryeministri Kurti duhet të vetëdijesohet urgjentisht.
“Shpresoj që nuk do të kemi sanksione edhe në procesin e integrimeve, kjo është një rrezik që mund të humbim anëtarësimin në Këshill të Evropës. Kurti duhet të vetëdijesohet urgjent, jo të këshillohet prej dy-tre personave që janë të dyshimtë ku dera e këtij dyshimi është e bazuar që janë agjendë të shërbimeve armiqësore të Kosovës.” – ka thënë ai.
Ndër të tjera Haradinaj ka thënë se koha do ta vërtetojë këtë dhe si njëjti ka treguar se e ka parë dokumentacion të caktuar nga burime miqësore të inteligjencës.
“Nuk do të flas me emra, por koha do ta vërtetojë këtë që po e them. Unë personalisht kam parë dokumentacion të caktuar nga burime miqësore të inteligjencës, nuk them që jam 100 % i sigurt. Koha do ta vërtetojë për kë po flasim. Po e shfrytëzojë rastin që ata të cilët janë duke nga dëgjuar, ta dinë që ne jemi në dijeni. Mos të mendojnë që në Kosovë mund të sillen sikur askush s’po dinë send.” – ka thënë Haradinaj.
Ndër të tjera, Haradinaj ka shtuar se për këtë gjë AKI-ja është në dijeni.
“Po flas për agjendë shqiptar që punojnë për agjentura të huaja të cilat nuk ja donë të mirën Kosovës. Shumë shpejt besoj që do të dalin në publik ato prova dhe dëshmi. Jam i bindur që AKI-ja i ka këto informacione.” -ka thënë ai.