Dhjetëra qytetarë janë mbledhur para objektit të Qeverisë së Shqipërisë në Tiranë duke protestuar në mbështetje të Kosovës, pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur.
Protestuesit janë dëgjuar duke thënë, “dje, sot, nesër, përjetë bashkë”, “duam komb të bashkuar”, raporton Top Channel.
Proesta në Tiranë erdhi edhe pas anulimit të mbledhjes së dy qeverive, e cila ishte planifikuar të mbahet në Gjakovë.