Gazetari Arian Çani ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” për të folur rreth situatave të fundit në Kosovë. Ai tha se pas reagimit të Departamentit të Shtetit e gjitha duket si një lojë shahu.
Sipas tij edhe pse duket sikur Kurti është vetëm ai patjetër që ka aleatët e tij që e mbështesin dhe në këtë situatë e mira është të mos nxitohemi.
Ai ngriti mes shakave edhe një aludim, se ndoshta ka qenë kryeministri Rama ai që i ka shkruar mesazhe Vuçiçit për të ndaluar tre policët.
“Imagjinoni Edi Ramën që i çon mesazh Vuçiçit, kjo është komplet imagjinata ime, spekulim, t’i thotë dëgjo, ço çunat të marrin nja tre policë nga ata që të futem unë në negociata dhe ta nxjerrim jashtë atë se na prish punë”,-tha Arian Çani.