Kryeministri Edi Rama u pyet sot nëse ka tentuar të bisedojë me Albin Kurtin, pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, me rrëmbimin e tre policëve të nga Serbia. Rama tha se Shqipëria është angazhuar totalisht për lirimin e tre punonjësve të Policisë.
Më tej Rama iu referua draft propozimit për Asociacionin, duke thënë se është një mundësi historike që do të sjellë paqe në Kosovë dhe do ta bëjë vendin të njohur ndërkombëtarisht madje edhe nga Serbia.
Kryeministri tha se çdo gjë tjetër nuk ka asnjë rëndësi (duke iu referuar pyetjes nëse ka bisduar personalisht me Kurtin), përballë mundëisë historike që është ende në tryezë për Koosvën.
Rama: “Imediate nevoja që të tre punonjësit e policisë së Kosovës të kthehen në shtëpi. Përtej pretendimeve për të cilat KFOR nuk do të japë info publik por do të depozitojë dosjen në NATO është e qartë se në të gjitha rastet 3 efektivët nuk kanë bërë asnjë krim, edhe nëse do shkelnin vijën e kufirit, shkelja ka vetëm një përgjigje kthimin e tyre në shtëpi. Jemi fokusuar që ta bëjmë këtë të mundur. Zgjidhja e përbashkët është zgjidhja e ofruar nga bashkësia euroatlantike me pika shumë ta qarta dhe të palëvizshme. Paqja është në tryezë, dokumenti i marrëveshjes është në tryezë dhe mundësia historike është në tryezë për të mbyllur një kapitull të gjatë, për ta bërë Kosovën vend të njohur ndërkombëtarësh edhe nga Serbia. Është kaq e madhe kjo mundësi, sa të gjitha të tjerat janë produkt i një devijimi të panevojshme nga fokusi , paqja në tryezë. Ajo mundësi mund të mos jetë përgjithmonë në tryezë, gjërat mund të ndryshojnë“- tha ai.