Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka thënë se kidnapimi i forcave të policisë nga Serbia është sulm ndaj shtetit të Kosovës.
Por ai ka thënë se janë disa masa të cilat duhet t’i ndërmarrin institucionet.
Sipas tij, përgjegjës për këtë janë edhe kryeministri Albin kurti, ministri i brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zinxhiri komandues i policisë.
Me u lëshu shumë në rrafshin profesional, edhe në bazë të supozimeve mundesh me i marrë masat e duhura për me evitu gjërat e tilla. Përgjegjës janë që nga kryeministri, ministri i punëve të brendshme dhe zinxhiri komandues”, ka thënë ai në DPT te Fidani të T7
Quni ka thënë se problem tjetër është edhe mosha e policëve që s’mund t’i përballojnë situatat e tilla.
“Këto janë shumë çështje që duhet me studiu për me ardhur një epilog ku ka pasur lëshimë. E para filluar nga mosha që a janë ata gjendje me përballu situata të tilla”, ka thënë ai. /Gazeta Express