Policët e Kosovës Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi janë kidnapuar në veri nga forcat serbe. Faktet që ka prezantuar Qeveria e Kosovës thonë se ata kanë qenë thellë në territorin e Kosovës kur janë kidnapuar.
Një ditë pas, një pjesë e ushqimit që kanë ngrënë tre policët vazhdon të qëndrojë në vendin ku kanë drekuar, derisa vetura me të cilën kanë qenë në detyrë është larguar këtë të enjte.