Nexhmedin Spahiu, analist politik, ka thënë në Pressing të T7 se “nuk bombardohet Beogradi, pa u bombarduar fillimisht Prishtina”.
Këtë Spahiu e ka qartësuar, duke thënë se mundet që “Prishtina të bombardohet nga Beogradi e pastaj Beogradi nga NATO-ja”.
“Për me i ra Serbisë, duhet me ngre në territor të Kosovës. Nuk mundet me u bombardu Beogradi, pa u bombardu Prishtina. E kjo mundet të ndodhë”, tha fillimisht Spahiu.
“Mos e përjashtoni këtë mundësi, që Prishtina të bombardohet nga Serbia, e pastaj Beogradi ta bombardojë NATO’in sërish. Unë nuk po bë bast që do të të ndodhë, por mos i përjashtoni”, ka deklaruar ai.
Spahiu, po ashtu ka folur edhe për ndikimin amerikan në Kosovë, duke thënë se “nuk ka kryeministër dhe president në vend që vjen në pushtet pa miratimin amerikan”.