Janë liruar tre efektivët e Policisë, të cilët u rrëmbyen nga forcat serbe gjatë ditës së djeshme, brenda territorit të Kosovës, raporton portali NOA.al.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, sipas të cilave, lajmi u konfirmua nga familjari i njërit prej policëve të arrestuar.
“Sapo janë liruar nga Gjykata Kushumlisë dhe janë duke ardhur në Kosovë”, ka thënë familjari i tij.
Por lajmi ende nuk është konfirmuar nga autoritetet zyrtare.
Kujtojmë se arrestimi i tyre solli përplasje të fortë mes liderëve politikë në Kosovë e Serbi, me akuza e kundër-akuza./ NOA.al.