Kryeministri i Republikës, Albin Kurti është duke folur në Kuvend rreth situatës së fundit të krijuar në vend. “Sot dëshirojë që të fillojë këtë fjalë timen në kuadër të raporti para Kuvendit. Grupet kriminale kanë primesë të fashizmit si ideologji e milicisë, shprehje dhunës ndaj institucioneve legjitime.
Policia e Republikës natyrisht se i mbronte institucionet publike nga milica fashiste. Me këtë rast identifikoi shumë prej tyre që natyrisht po përndiqen. Ata janë përgjegjës për dhunën, eskalimin. Ne nuk bëjmë “gjueti shtrigash” por në bazë të provave. Unë kryeministër i Republikës i Kosovës e kam marrë vesh për si ju për arrestimin e eksponentin të krimit të organizuar, Millun Milonkveiq – Lune. Grupet kriminale janë në panik”, është shprehur ai.
“Pas arrestimit të tij, pasuan sulmet ndaj Policisë, KFOR dhe gazetarëve. Serbia kidnapoi 3 policë kufitar. Ata ishin ushtarë të Serbisë me makinë pa targa. Bëhet fjalë për njerëz të armatosur që i përkasin dy formacioneve, Njësia Speciale anti-terroriste dhe i dyti Njësitë ushtarake “Kobra”. Është një akt qyqar nga Serbia.”-tha ai.