Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se mbrëmë ka biseduar në telefon me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe me ambasadorin amerikan në Prishtinë. Jeffrey Hovenier.
Kurti tha se atyre u ka thënë se pret që KFOR-i t’i dërgojë atij informacion, konkluzion për rastin e kidnapimit të tre policëve të Kosovës, para nisjes së mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e cila u mbajt sot.
“Unë mbrëmë kam pasur bisedë telefonike me të dy, edhe me emisarin special amerikan, Gabriel Escobar, edhe me ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier me të cilët kam diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë se pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua në formë të vlerësimit, konkluzionit, para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në ora 7 të mëngjesit”, tha Kurti. “Mirëpo, asnjë informacion”.