Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka thënë se nuk e dijnë se ku po mbahen tre policët që janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës.
Ai shtoi se Serbia është vend jodemoraktik, që nuk brengoset për liritë dhe të drejtat e të burgosurve.
“Prandaj nuk dimë se ku janë duke u mbajtur policët. Serbia qartazi është një vend jo demokratik dhe nuk brengoset fort as për liritë dhe të drejtat e të burgosurve, as për familajrët e tyre, as për fqinjësi të mirë, as për deeskalim të situatës aktuale. Gjtha këto informata janë duke u ndarë në vazhdimësi me partneret tanë, edhe kur isha aty, kishte pjesëtarë të KFOR-it, të cilët poashtu hetonin rastin, mund të them që për sa i takon terrenit, të dhënat po na përputhen, por presim deklarim zyrtar të tyre. Gjurmët tregojnë që ka qenë aksion i këtyre dy njësive speciale me numër shumë më të madh sesa që ju i keni parë apo se sa pjesëtarët e policisë tonë kanë qenë aty”, tha Sveçla.
Ndërsa Kurti tha se janë në kontakt me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd, për t’i vizituar policët.
“Me Jetish Jasharin që është udhëheqës i zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Beograd jemi në kontakt për të bërë vizita në burgjet ku po mbahen policët tanë”, tha Kurti.