Kiara Tito në fustan me çmim mijëra euro në gjirimet e emisionit

Projekti më i ri i Kiara Titos pas përfundimit të “Big Brother VIP” është moderimi i “Kepi i VIP-ave”, i cili u xhirua në Bodrum, bashkë me një pjesë tjetër të ish-banorëve të BBVIP.

Teksa yjet e programit herë pas here na kanë treguar detaje nga xhirimet, kësaj here Kiara ka zbuluar look-un për natën e parë të këtij rrugëtimi.

E veshur me një fustan Chanel dhe flokët e kapura topuz, ajo ka marrë pëlqimin e të gjithëve.
Por, çmimi i fustanit të Kiara Titos kap shifrën marramendëse prej 8,500 dollarëve.