Dafina Zeqiri dhe Dj i saj, Geek, i dhanë fund disa muaj më parë lidhjes së tyre, të cilës i ishin rikthyer disa herë.
Lart e poshtë u fol se arsyeja e shkëputjes së marrëdhënies ishte fakti që Dj Geek nuk kishte ende dëshirë të krijonte familje, megjithatë vetëm ata të dy e dinë më mirë shkakun e vërtetë të ndarjes.
Pas kohë pas kësaj, Dafina u duk se nisi një romancë të re me biznesmenin Kreshnik Gjergji.
Por, si e priti Dj Geek lidhjen e re të Dafinës? Duket se mirë, pasi dyshja po vazhdon bashkëpunimet dhe kjo romancë nuk i ka penguar në punë.
Nëpër koncerte gjithashtu, Dafina dhe Dj Geek vazhdojnë të shkojnë bashkë dhe e ndjekin ende njëri-tjetrin në rrjete sociale.
Pra, asnjë hatërmbetje!