Teologu Mustafë Bajrami me një status në rrjetin social Facebook duke u mbështetur në “analizat” e njëfar Arianit Sllamniku, ka tërhequr një paralele sa interesante, po aq edhe kakofonike.
Duke u bazuar te Sllamniku, Bajrami nënvizoi se moti i vranët dhe me reshje të shumta i ditëve të fundit, po del të jetë i kurdisur nga dikush.
Ai tërhoqi një paralele me tërmetin në Turqi, që gjoja dikush nga dora e njeriut e paska shkaktuar këtë tërmet, pasi që presidenti turk është njeri i padëgjueshëm për perëndimin.
E po të njëjtën paralele ai e ka bërë edhe me Kurtin, pasi që sipas tij ky i fundit nuk po i dëgjon ndërkombëtarët, dhe për këtë arësye po na ndodhin fatëkeqësitë natyrore për të cilat ai dyshon se mund të jenë të krudisura.
Sipas të gjitha gjasave po dalin të vërteta e të bazueme parashikimet dhe analizat e Sllamniku Arianitit. Si u bë që të ndodhin tërmete, turbulenca sociale e vërshime në një shtet sa herë që ai shtet tregon padëgjueshmëri?! Çka është duke ndodhur me motin e Kosovës?! Qe një muaj nuk ndalet shiu duke i bërë kaq shumë dëme bujqësisë e infrastrukturës rrugore? Këso moti e kaq shumë shi nuk kam parë për dekada të tëra! Allahu hajr e boftë…!.