Përfaqësuesi i Lartë i BE’së Josep Borell ka bërë me dije se javën e ardhshme do të ftojë një takim Kosovë-Serbi në Bruksel për ta menaxhuar krizën në veri.
Kryediplomati i BE’së nuk ka treguar se në çfarë niveli do të jetë ky takim. Por, sipas të gjitha gjasave atje duhet jenë Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.
Borell mbrëmë i ka kthyer përgjigje Kryeministrit të Kosovës rreth planit pesë pikësh që ky i fundit ka prezantuar për tejkalimin e krizës në Veri duke thënë se nuk janë marrë hapat e nevojshëm./Express/