Avokati Arianit Koci, është shprehur i gatshëm të shkojë në Beograd në cilësinë e avokatit me autorizim të Qeverisë së Kosovës që të koordinojë mbrojtjen për tre policiët e Kosovës, që u kidnapuan dje nga Serbia.
Ai ka thënë se policët e Kosovës nuk duhet të lihen në mëshirë të ndërkombëtarëve.
“Në rast se policët e kidnapuar nuk lirohen me presion politik, jam i gatshëm që menjëherë javën e ardhshme – me autorizim të qeverisë së Kosovës – të shkoj në Beograd dhe në cilësinë e avokatit t’ua koordinoj mbrojtjen.
Nuk mund t’i lëmë policët tanë vetëm në mëshirën e bashkësisë ndërkombëtare.
Në anën tjetër, dikush duhet t’i vizitojë në qendrën e ndalimit/paraburgimit, kudo që janë.
Punën time do t’a bëj falas!”, ka shkruar avokati Koci, në një postim në Facebook.
Kryeministri I Kosovës Albin Kurti, në një konferencë për media, ka thënë sot se policët e Kosovës janë kidnapuar brenda territorit të Kosovës nga Njësia Speciale serbe “Sai” dhe ajo ushtarake “Kobra”.