Donika Gërvalla, ministre e Punëve të Jashtme, ka reaguar për kidnapimin e policëve kosovarë nga Serbia në Veriun e Kosovës.
Ajo ka thënë se ky përshkallëzim duhet të shërbejë si një thirrje për zgjim të të të gjithë atyre që e njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike viteve të 90’ta. Duke shtuar se Vuçiqi po i fryen këtij destabilizimi.
”Ky përshkallëzim shërben si një thirrje zgjimi për të gjithë ata që njohin përshkallëzimin e luftërave ballkanike të viteve 1990. Kjo është e paimagjinueshme pa pranimin e vazhdueshëm të dhunës së Vuçiqit nga aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë. Ky akt i agresionit ndërkombëtar është një provë e qartë e Perëndimit”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.
Ajo ka thënë se Vuçiq e dëshiron përshkallëzimin e situatës, duke shtuar se nuk dallon nga Millosheviqi për nga metodat.
Po ashtu ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të policëve kosovarë.
”Vuçiq padyshim do të përshkallëzohet më tej në të gjithë rajonin nëse nuk ka një ndalesë të qartë nga NATO. I bëjmë thirrje Vuçiqit që të lirojë menjëherë policët tanë.Ne i bëjmë thirrje Perëndimit të ngrihet në mbrojtje të aleatëve perëndimorë dhe të ndalojë përshkallëzimin e Vuçiqit”, ka thënë ajo.