Ish-aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Rron Gjinovci i cili tashmë drejton një organizatë për monitorimin e arsimit në vend, ka reaguar për rrëmbimit të tre policëve të Kosovës brenda territorit të shtetit nga Serbia.
Gjinovci ka thënë se nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollua kufijtë, atëherë duhet që të vendoset ushtria e Kosovës përgjatë kufirit me Serbinë.
“Nëse KFOR-i s’mundet me i kontrollu kufijtë atëherë FSK duhet me u vendosë përgjatë kufinit me Serbinë. Boll mo me hajgare”, ka shkruar Gjinovci./Express/