KFOR’i ka thënë se nuk është i përfshirë në ngjarjen e sotme ku u kidnapuan tre policisë kosovarë.
Në një prononcim për Gazetën Express, KFOR’i ka treguar se janë në komunikim me autoritetet serbe për të mësuar çfarë ka ndodhur.
“KFOR-i nuk ka qenë i përfshirë në ngjarjen e sotme lidhur me pjesëtarët e pemëve të Policisë së Kosovës dhe në fakt është në kontakt me autoritetet serbe për të marrë informacione zyrtare për atë që ka ndodhur”, thuhet në përgjigje.
Tre policisë kosovarë u kidnapuan nga forcat serbe brenda territorit të Kosovës.
Këtë akt institucionet e Kosovës e kanë quajtur si agresor nga Serbia. /Gazeta Express