Tre zyrtarë të policisë kufitare janë kidnapuar gjatë ditës sotme nga ana e policisë serbe. Burime të IndeksOnline bëjnë me dije se në vend të ngjarjes tanimë kanë dalë të gjitha njësitë e specializuese të Kosovës, forenzika, krimet e rënda, KFOR-i.
Sipas këtyre burimeve është konstatuar së kidnapimi i tre zyrtarëve policor është bërë një kilometër në brendësi të territorit të Kosovës.
Për kidnapimin e policëve ka pasur reagime të mëdha si Presidentja, Kyreministri e liderët e partive opozitare, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policor.