Deklarata skandaloze/ Rama nuk beson Kosovën: Pres hetimet për rrëmbimin e policëve

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar për kidnapimin e tre policëve kosovarë në Veri të Kosovës.

Ai ka thënë se po e presin KFOR’in që ta hetojë rastin që ndodhi të mërkurën.

Rama ka përkujtuar që Shqipëria është pjesë e NATO’s, aleancës euro-atlnatike që e bombardoi Serbinë.

”Kush thotë se po heshtim apo kush kërkon t’i hedhim benzinë zjarrit duke ngritur akuza ndërkohë që KFOR-i po investigon rastin, nuk do t’ia dijë as për Kosovën e as për Shqipërinë, po vetëm për luftën e stërhumbur politike me mua apo për politikën e luftës imagjinare me Serbinë”, ka shkruar Rama në Twitter.

“Prandaj më duhet edhe njëherë t’u kujtoj se Shqipëria është pjesë e bashkësisë euroatlantike dhe ka fiks të njëjtën linjë të kësaj bashkësie, e cila bombardoi Serbinë dhe krijoi shtetin e Kosovës! Ne presim fjalën e KFOR-it që po heton rastin dhe i qëndrojmë de-eskalimit imediat”, ka thënë ai.

Serbia kidnapo tre policë kosovarë në Veri të Kosovës.