Avokati shqiptar, Spartak Ngjela ka dhënë një ‘mesazh’ për serbët pasi zhvillimeve të fundit.
Ai tha se po lodhen kot të mjerët, pasi janë duke shkuar drejt shkatërrimit.
Ngjela tha se shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.
“Çmenduria serbe ka marrë fund. Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.
Kjo është historia e sotme. Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet”, shkroi ndër të tjera avokati shqiptar, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Serbëve u duhet thënë:
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?
Shqiptarët janë më të fortë se ju sot, ata kanë marrë tani tokat e truallin e tyre historik.
I gjithë trualli historik i Arbërisë banohet nga arbënorët- shqiptarë, dhe bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është interes jetik për Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Serbët janë të ardhur këtu, në Gadishullin Ilirik.
Dhe s’kanë më forcë.
Rusia nuk ka para, dhe ju o serbë të mjerë, jeni në krizë.
Në krizë është edhe Greqia.
Pse lodheni kot, o të mjerë!
Shqiptarët janë në etninë e tyre.
Çmenduria serbe ka marrë fund.
Serbia është e pamundur, edhe pa forcë: domethënë që serbët kanë kaluar nga pushtimi tokave arbërore, në dorëzimin e territorit të pushtuar.
Kjo është historia e sotme.
Keni ende borxhe për t’u paguar shqiptarëve për krimet dhe dëmet që iu keni shkarkuar atyre në 200 vjet.
Pse lodheni kot, o të mjerë?!
Pse rendni me vrap drejt shkatërrimit?