“Po e shkel Kushtetutën e Serbisë, më thanë – u thash, se nuk po e shkel Kushtetutën e Kosovës”. Kështu e përkufizoi ndalimin dhe intervistimin nga Agjencioni Shtetëror i Sigurisë së Serbisë (BIA) politikani serb nga Kosova, Boban Bogdanoviq, i cili e pranon shtetin kosovar si shtet të tij. Mëngjesin e së hënës ai njoftoi se është ndaluar nga BIA dhe është marrë gjerësisht në pyetje, ndërsa aktivitetet e tij iu paraqitën si shkelje e Kushtetutës së Serbisë.
Bogdanoviq, në rrjetin e tij në Twitter, u shpreh se sa i përket asaj se çfarë u ka ofruar BIA-s gjatë intervistimit, ishte mbështetja e tij për Kosovën dhe rrugën Euro-Atlantike të saj – bashkërisht me idetë e tij për ripajtim mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë.
“Besoj se do të arrestohem në Serbi po qe se vazhdoj me politikën e paqes mes Kosovës dhe Serbisë dhe nëse advokoj për integrimet e tyre Euro-Atlantike dhe anëtarësim në NATO….Mu prezantuan se aktivitetet e mia shkelin Kushtetutën e Serbisë. Unë ju përgjigja se nuk po e shkel Kushtetutën e Kosovës”, ka shkruar ai në Twitter, ndonëse shprehet se sa i përket zyrtarëve që e morrën në pyetje “ata ishin korrektë”.