Kryeministri Albin Kurti në një konferencë për media ka treguar se çfarë ka biseduar me ambasadorët e vendeve të QUINT’it si dhe Josep Borrell përfaqësues i lartë i BE’së.
Kurti ka thënë se këtyre të fundit iu ka ofruar një listë për hapat konkret që duhet të ndërmerren në veri të vendit.
“Hapi i parë është sundimi i ligjit në katër komunat, situata në veri nuk është normale por eskalimi e bën urgjente sjelljen para drejtësisë të gjithë atyre që ushtruan dhunë ndaj policisë, ushtarëve të natos dhe gazetarëve”, ka deklaruar Kurti.
Tutje, ai theksoi se nëse plotësohet kjo e para atëherë prania e njësisë speciale ne veri do të zvogëlohet në përputhje me rrethanat, atëherë kur të tërhiqen grupet kriminale.
Kurti shtoi se qeveria është e gatshme të koordinohet me gjithë akterët për shpalljen e zgjedhjeve të reja në veri.